Maqedonia në shoqëri me Etiopinë dhe Vietnamin për korrupsion

Në Maqedoni niveli i korrupsionit vazhdon të jetë i lartë. Madje vendi ynë renditet në vendin e 107-të, së bashku me Etiopinë dhe Vietnamin. Kështu qëndron në raportin e Transparency Internacional për vitin 2017, që ka të bëjë me Indeksin për perceptim të korrupsionit.

Marketing

Nga vendet Evropiane më poshtë se Maqedonia renditen vetëm Ukraina dhe Rusia. Ky rezultat gjithashtu është rënie për 17 vende në krahasim me vitin 2016, dhe është rezultati më i keq që kur ky indeks ka filluar të përpunohet.

Kryetari i Organizatës qytetare CIVIL Xhabir Deralla, u shpreh se institucionet në Republikën e Maqedonisë edhe më tutje janë të zhytura në korrupsion. Sipas tij më së shumti korrupsion ka në shëndetësi dhe arsim.

“Ajo që ne e shohim si sfidë e sistemit dhe e shoqërisë kuptohet se gjendet në institucione, por edhe partitë politike nuk mund të mos japin përgjegjësi pasi që pikërisht ato me kapjen e sistemit dhe shoqërisë, janë motori i korrupsionit.

Duhet të punojmë shumë me to. Siç e dimë, këtu kemi edhe shumë aktivitete korruptive edhe në proceset zgjedhore, pasi që ato e korruptojnë të gjithë shtetin, të gjithë shoqërinë. Partitë politike të cilat nuk janë dënuar, dëshmojnë se, ato të cilët kanë fuqi dhe që kanë të holla, mund të vazhdojnë më tutje me korrupsion”, tha Xhabir Deralla.

Kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria po ndërmerr masa për të parandaluar korrupsionin, i cili sipas tij po e helmon shoqërinë dhe sistemin. Ai tha se po punohet për formimin e një ligji të ri, i cili do të mundësojë punë të pavarur të Komisionit Shtetëror për Ndalim të Korrupsionit.

“Në pjesën e luftës kundër korrupsionit, është përgatitur ligji i ri, qëllimi i kryesor i së cilit është përforcimi i efikasitetit dhe pavarësisë të Komisionit shtetëror për ndalim të korrupsionit, dhe të arrihet perventim më efikas në luftën kundër korrupsionit”, tha Zaev.

Një nga arsyet për shkak të cilave qytetarët rrallë herë paraqesin korrupsion, është efikasiteti i dobët i institucioneve. Për këtë arsye, në fakultetin juridik pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi”, u promovua faqja e internetit “Paraqit korrupsion”, e cila sipas Gordan Kallaxhiev, nga Komiteti i Helsinkut, do të duhej t’i shtyjë qytetarët që në të ardhmen të mund të paraqesin korrupsion.

“Ne i inkurajojmë qytetarët, duke respektuar dëshirën e tyre nëse duan të dalin në publik ose të ngelin anonim, tu ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve të tyre, ndërsa në të njëjtën kohë të ndihmojmë që shteti të ballafaqohet me korrupsionin, që sipas perceptimeve është në nivel të lartë në Maqedoni”, tha Kallaxhiev.

Ndryshe, më 9 dhjetor shënohet dita botërore për luftën kundër korrupsionin, ndërsa Maqedonia ende është pa Komision për antikorrupsion.

Marketing