Maqedonia nesër dhe pasnesër në fazën e verdhë

Sipas informacioneve të Institutit Hidro-Meteorologjik, gjatë dy ditëve të ardhshme i gjithë vendi do të kaplohet nga temperaturat e larta, respektivisht nga faza e verdhë (alarmuese).

Marketing

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen nga temperaturat e larta, siç janë:

– Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, shmangja e daljes jashtë në periudhën prej orës 11 deri në 17:00.

– Veshja e rrobave të lehta, vendosja e syze mbrojtëse dhe kapelave.

– Konsumimi i ushqimeve të lehta dhe i lëngjeve.

-Shmangien e produkteve të papërpunuara termikisht, për shembull majoneza, akullore dhe kremra të ndryshme.

– Konsumimi i lëngjeve është i domosdoshëm, uji i thjeshtë është më i preferuar ndërsa duhet të shmangen pijet alkoolike.

– Kur hyni në automjet, është e nevojshme që fillimisht automjeti të ventilohet për një periudhë të caktuar kohe.

– Gjatë kohës së nxehtë qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht me ajër të kondicionuar) dhe nëse keni nevojë të dilni jashtë , kërkoni vende nën hije.

– Personat me sëmundje kronike këshillohen që rregullisht të marrin terapinë e përshkruara.