Maqedonia po përgatitet për 5G-Ja kur do të ofrohet shërbimi

Shpejtësi dukshëm më të madhe të shërbimeve të të dhënave në mënyrën e shfrytëzimit të internetit, produkteve të reja nga rrjetet mobile të operatorëve, zvogëlimin e numrit të deri tani 180.000 familjeve të regjistruara në të ashtuquajturat “zonat e bardha”- fusha në të cilat nuk ekziston mundësi për qasje të gjerë, e ka potencial për shfrytëzim.

Marketing

Këto janë pjesë e përfitimeve nga vendosja e 5G teknologjisë në Maqedoni sipas planit të paralajmëruar operativ kombëtar për zhvillim të rrjeteve të shpejta dhe super të shpejta elektronike të komunikimit.

Që të bëhet realitet kjo teknologji në shtet, në periudhën e ardhshme, së pari duhet të bëhet ndryshim i rregullativës dhe të hartohen rrjetet ekzistuese që të shfrytëzohen kapacitetet e lira me çka do të mundësohet që edhe sektori privat të investojë në teknologji të tilla dhe t’u ofrojë shërbime të reja qytetarëve.

Grupet e formuara të punës për planin kombëtar operativ nga fillimi janarit të këtij viti po punojnë në vërtetimin e problemeve për ndërtim të rrjeteve elektronike komunikuese, ndryshimet e nevojshme të ligjeve, e absorbojnë nevojën për nxitje dhe rritje të interesit të qytetarëve për shfrytëzimin e brodbendit, i analizojnë radio-frekuencat dhe serviset gjegjësisht shërbimet të cilat janë të lidhura me 5G.
Parakushte për investimet e operatorëve në gjeneratat e reja të rrjeteve.

Nga operatori i telekomunikimeve, Telekomi i Maqedonisë, të cilët po marrin pjesë në grupet e punës për përpunimin e planit kombëtar njoftuan se kanë dorëzuar një numër të madh të propozimeve dhe masave në lidhje me implementimin e 5G, shpërndarjen e spektrit që do të shfrytëzohet për atë teknologji, si dhe ndryshimet konkrete të ligjeve.

“Mbështetjen që do ta kenë operatorët nga ana e institucioneve relevante është e rëndësishme për dinamikën e investimeve në gjeneratën e re të rrjeteve, ndërsa ndërtimi i tyre do të varet nga përmbushja e parakushteve të nevojshme, siç është ndryshimi i rregullativës relevante me qëllim që të mundësohet ndërtim efikas dhe i shpejtë i rrjetave të reja 5G, me çka do ta përshpejtojë procesin e digjitalizimit në të gjitha sferat e shoqërisë”, deklaruan për MIA-n nga Telekomi i Maqedonisë.

Zhvillimi i teknologjisë së re 5G, thonë, do t’i tejkalojë mundësitë e rrjeteve aktuale pa tel, me qëllim të zhvillimit të shërbimeve komunikuese të qasshme prej gjithkund, në çdo kohë dhe me shpejtësi të konsiderueshme më të madhe të shërbimeve të të dhënave.

5G tekknologjia pritet të jetë e shpërndarë globalisht, ndërsa zhvillimi i saj do të harmonizohet me nevojat e reja të tregut. Në këtë drejtim, “Telekomi i Maqedonisë” SHA si pjesë e grupacionit Dojçe Telekom, në planet e saj zhvillimore parashikon implementimin e 5G teknologjisë dhe punon në mundësimin e kushteve që të jetë udhëheqës në këtë punë.

Nga operatori one.VIP, po ashtu potencojnë se një nga prioritetet kryesore në zhvillimin e platformave teknologjike janë 5G komunikimet mobile, për çka veçmë po shqyrtohet cilat metodologji dhe koncepte do të zbatohen. Kjo, vlerësojnë, në masë të madhe është kushtëzuar nga resurset frenkuentuese të cilat do të jenë në dispozicion, e posaçërisht nën cilat kushte dhe kompensime ato do të përdoren. Në mënyrë shtesë, siç thonë, është e domosdoshme të bëhen ndryshime adekuate në rregullat për vendosjen e objeketeve infrastrukturore, përmes të cilave do të sigurohen shërbime komunikuese.

One.VIP në qëllimet prioritare e theksojnë mundësimin që të vendosen tre stacione të bazës në procedura të shpejta dhe efikase administrative, posaçërisht në rastet për të cilat nuk zbatohen intervenime ndërtimore, siç janë vendosja e antenave dhe aparateve në objektet ekzistuese dhe pajisjes urbane. “Për shkak të nevojës nga përdorimi i vëllimit më të gjerë të resurseve frenkuentuese, nevojitet zvogëlim i konsiderueshëm i kompensimeve për frenkuenca”, vlerëson kompania e telekomunikacionit.

Sipas Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës (MSHIA), të dhënat nga takimi i fundit i grupeve kompetente punuese dhe përparimi i deritanishëm në hartimin e rrjeteve elektronike komunikuese të telekomit, operatorët si dhe rrjetet elektronike komunikuese të institucioneve publike, tregojnë se rreth 180.000 familje në RM në këtë moment nuk janë mbuluar ose nuk do të mbulohen gjatë tre viteve të ardhshme me NGA rrjete. Ato gjenden në të a.q. “zona të bardha”, e të cilat nga investitorët konsiderohen si joatraktive për ndërtimin e brodbend infrastrukturës.

“Me qëllim të planifikimi më të mirë të Buxhetit për ndihmë shtetërore në zonat e bardha, si dhe për zvogëlimin e numrit të familjeve të cilët nuk kanë qasje deri te NGA rrjetet, institucionet publike kanë pasur obligim që deri nga fundi i korrikut t’i azhurnojnë të dhënat veçmë të vendosura për rrjetin e vet, ndërsa deri nga mesi i muajit këtë duhet ta bëjnë edhe telekom operatorët”, thonë nga Ministria resore.

Lidhur me zonat e bardha nga shteti shprehet gatishmëri të investojë në fiber infrastrukturë optike, që do të bëhet nga Buxheti, e pritet përkrahje edhe nga Komisioni evropian.
Përvojat e shteteve tjera, siç është Sllovenia, tregojnë se në ndërtimin e infrastrukturës brodbend në rajone joatraktive “zonat e bardha” është shfrytëzuar modeli i partneritetit privat-publik. Komunat së bashku me partnerë privatë kanë aplikuar për projekte për ndërtimin e rrjeteve brodbend për marrjen e financave nga shteti, me çka janë mundësuar 30.000 lidhje të reja për brodbend në zonat e bardha.

Në rëndësinë e hartimit të rrjeteve tregon edhe one. VIP, që konsiderojnë se do të ndihmojë në konfirmimin e prioriteteve dhe sigurimin e zhvillimit të përmbajtur rajonal. Rezultatet e planifikimit do të nevojiten për konfirmimin e masave për sigurimin e mbulimit të “zonave të bardha”, përkatësisht rajonet në të cilat nuk ekziston mundësi për qasje të gjerë, e ekziston potencial për shfrytëzim. Në suaza të grupeve të punës nga one. VIP i kanë siguruar informatat e nevojshme për zgjerimin e rrjetit të tij infrastrukturor.

Përfitime më të mëdha për transportin, energjetikën dhe industrinë
Operatorët i cekin përfitimet e shumta për qytetarët nga vendosja e kësaj teknologjike, e cila, duhet të jetë bazë për ekonomi më konkurrente, qasje më të shpejtë deri te informatat dhe jetë më të lehtë për njerëzit mbarë botën, të cilët kanë nevojë për transfer më të shpejtë dhe më të sigurt të të dhënave në kohë reale.

“Teknologjia 5G do të mundësojë shpejtësi dukshëm më të madhe të transferit të të dhënave në krahasim me teknologjinë 4G, shumë më pak kohë për vonim të sinjalit dhe numër të madh të pajisjeve të lidhura në rrjet. Risitë e tilla teknologjike të rrjeteve nga gjenerata e pestë dukshëm do ta ndryshojë mënyrën në të cilën njerëzit e shfrytëzojnë internetin dhe shërbimet e mundësuara përmes rrjeteve mobile.

Përkatësisht, teknologjia 5G nuk do të thotë vetëm transfer më i shpejtë i të dhënave, por ajo do të sjellë edhe funksione të reja, me ç’rast priten përfitime më të mëdha të ketë në sektoret, siç janë transporti, energjetika, industria, shëndetësia, agrokultura etj”, sqarojnë nga Telekomi i Maqedonisë.

Teknologjia 5G, siç potencojnë do të mundësojë skenar tërësisht të ri dhe produkte për shfrytëzimin e rrjetit celular, siç janë qasja fikse përmes rrjetit celular, inovacionet e fushës automobilistike dhe industri tjera vertikale.

“Teknologjia e re do të mundësojë që koncepti i Internetit të gjërave (Internet of Things) të bëhet realitet. Teknologjia 5G, do të mundësojë për shembull automjetet autonome të gjenden në rrugë, të funksionojnë në mënyrë normale në botën reale, të gjejë zbatim në tele-mjekësinë, në realitetin virtual, do të mundësojë të ndjekim gara sportive nga shtëpia sikur të jemi të pranishëm në tribuna ose sërish të jemi në vendin e vetë sportistit (skiator, F1 shofer, etj).

Do të krijohen mundësi tërësisht të reja duke e shfrytëzuar lidhshmërinë e një numri të madh të pajisjeve dhe senzorëve. Në mënyrë masive do të fillojë shfrytëzimi i dronëve si vegla ndihmëse në të gjitha industritë…Thjeshtë, kjo teknologji do të sjellë revolucion të vërtetë, ndërsa komunikimi do të marrë dimensione të reja”, i numëron kompania përfitimet e kësaj teknologjie më të re.

Shpejtësia mesatare e internetit në Maqedoni 8,82 Mbps
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se në Maqedoni vetëm 20.28 për qind kanë mbulim me gjeneratë të mesme të rrjetet qasëse, 11,63 kanë marrëveshje për bordbend të shpejtë, ndërsa vetëm 0,44 kanë qasje deri te brodbend super i shpejtë.

Sipas anketës së Agjencisë për Komunikime Elektronike të RM-së në Maqedoni, qasje në internet në shtëpi kanë 84,5 për qind, ndërsa shfrytëzues të internetit janë 76,8 për qind të popullatës.

Në analizën e faqes britanike për krahasim me shërbimet telekomunikuese Cable.co.uk, është theksuar se shpejtësia mesatare e internetit në Maqedoni është 8,82 megabitë në sekondë (Mbps). Sipas shpejtësisë së internetit shteti është i renditur në vendin e 68-të në botë.

Në pjesë e shfrytëzuesve të internetit në Maqedoni, gjegjësisht 66 për qind nga të anketuarit nga ana e AKE, nuk dinë se ekziston mundësi të matet shpejtësia e internetit që e dërgon internet provajderi, ndërsa 42 për qind e tyre që janë të vetëdijshëm për atë mundësi e kontrollojnë shpejtësinë e lidhjes së tyre të internetit.

Tridhjetë e katër për qind e të anketuarve të cilët kanë qasje në internet e kanë kontaktuar provajderin për shkak të ndërprerjes apo mosqasjes së shërbimti në 12 muajt e fundit, ndërsa te 54 për qind e tyre problemi është zgjidhur ditën e njëjtë.

Agjencia për Komunikime Elektronike dhe operatorët me aktivitetet e deritanishme paralajmërojnë përpjekje për ndjekjen e Planit veprues evropian për implementimin e 5G. Sipas atij plani, të paktën një qytet i madh do të duhet të mbulohet me sinjal 5G deri në fund të vitit 2020, ndërsa pastaj të gjitha mjediset urbane dhe akset rrugore kryesore të mbulohen me 5G të pandërprerë deri në fund të vitit 2025.

Marketing