Maqedonia prej dje është “de fakto” anëtare e Aleancës së NATO-s

Pas nënshkrimit të djeshëm të Protokollit për anëtarësim në NATO, Maqedonia do të merr pjesë në thuajse të gjitha takimet e Aleancës.

Marketing

Siç ka shkruar koordinatori nacional për NATO-n, Stevo Pendarovski, Maqedonia me këtë akt “de fakto” bëhet anëtare e Aleancës, derisa anëtarësimi nuk bëhet realitet formal-juridik pasi të gjitha 29 Parlamentet e shteteve anëtare do të ratifikojnë protokollin. Varësisht nga procedurat vendore të secilit vend, procedura mund të jetë më e gjatë ose më e shkurtë, edhe pse shpresa tek një numër i madh i diplomatëve në selinë e Aleancës është që tërë procesi të përfundojë në dhjetor të këtij viti, kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Londër, më së voni deri në vitin 2020.

Në Samitin e Londrës do të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, ka konfirmuar për MEDIAL sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Prej sot, anëtarët e Qeverisë në Shkup, ministrat, do të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e NATO-s, Javën e ardhshme, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të NATO-s, do të ulet në tryezë me të gjithë ministrat tjerë, do të merr pjesë në debatet. Gëzohem se do t’i dëshiroj mirëseardhje Radmillës në mbledhje. Pastaj, ministri i Punëve të Jashtme do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Punëve të Jashtme, ndërsa ambasadori do të merr pjesë në mbledhjet javore këtu në Bruksel. Në fund të vitit, kryeministri Zaev do të merr pjesë në samitin e liderëve të NATO-s në Londër. Që do të thotë do të merrni ftesë për pjesëmarrje në mbledhjet e NATO-s në të gjitha nivelet”, tha Stoltenberg në intervistën për MEDIAL.

Siç ka shpjeguar ambasadori slloven pranë NATO-s, Jëelko Kacin për MEDIAL, periudha e ardhshme për Maqedoninë është shumë me rëndësi në drejtim të përgatitjes së anëtarësimit të plotfuqishëm dhe duhet të shfrytëzohet maksimalisht.

Marketing