Maqedonia sot për herë të parë me ulëse të sajën në tryezën e NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot dhe nesër do ta përfaqësojë Maqedoninë në mbledhjen ministrore të Aleancës, për herë të parë si anëtare e sigurt e ardhshme e NATO-s.

Marketing

Kjo është mbledhja e parë e anëtareve të NATO-s në vitin 2019 dhe mbledhja e parë në të cilën Maqedonia do të ulet krah për krah me aleatet e saj të Aleancës, pasi që u nënshkrua protokolli inkuadrues për anëtarësim javën e kaluar.
“Për herë të parë do t’i dëshirojmë mirëseardhje Shkupit, ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, tani nga Maqedonia e Veriut që ka ulëse në tryezën tonë, deklaroi Jens Stoltenberg në konferencën e djeshme për shtyp në Bruksel në të cilën e paralajmëroi agjendën për këto dy ditë.

Anëtaret e NATO-s nesër zyrtarisht do t’i dëshirojnë mirëseardhje ministres Shekerinska, e cila rreth orës njëmbëdhjetë do të pritet nga ana e Stoltenbergut, disa orë para fillimit të sesionit të parë të Këshillit Atlantik të Veriut.

Ministrja planifikon disa takime dypalëshe me kolegët e saj të NATO-s për mbrojtje gjatë vizitës së saj. Mes tyre janë takimet me ministrat e Belgjikës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Turqisë, Greqisë dhe të tjera.

“Me pjesëmarrje të ministres Shekerinska në mbledhjen e Këshillit Atlantik të Veriut, bëhemi pjesë aktive e Aleancës, ndërsa pas procesit të ratifikimit të plotë të protokollit inkuadrues, i cili tashmë përfundoi në Parlamentin grek dhe slloven edhe zyrtarisht do të kemi të drejtë vote në të gjitha mbledhjet e NATO-s”, paralajmëruan nga kabineti i ministres së Mbrojtjes.

Këshilli Atlantik i Veriut duhet gjithsej të mbajë katër sesione nesër dhe pasnesër.

Tema kryesore të bisedës, përveç anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë, janë sfidat e mëdha të sigurisë dhe mbrojtëse, që janë nxjerrë para anëtareve të NATO-s këtë periudhë. Shqetësim më të madh paraqet marrëveshja bërthamore për raketa me rreze veprimi të mesme, pse INF, të cilin SHBA-ja vendosi që ta braktis për shkak të së cilës Rusia nuk i respekton premtimet e dhëna”, përsëriti Stoltenberg.

Rusia zhvillon armë të ndaluar, sipas anëtareve të NATO-s, e cila për shumë kohë të shkurtër e rrezikoi sigurinë në kontinentin evropian.

Anëtaret e NATO-s nesër do ta ftojnë Rusinë edhe një herë që të harmonizohet me kartën dhe të heq dorë nga raketat e ndaluara.

“Të gjithë aleatët janë të shqetësuar për shkak të këtij fakti, INF është themel i sigurisë evropiane dhe është me të vërtetë në rrezik, urgjentisht e ftojmë Rusinë që të harmonizohet në marrëveshje, por njëkohësisht përgatitemi për botë por pa INF dhe me më shumë raketa ruse”, tha sekretari i përgjithshëm në konferencën e djeshme për shtyp.
Temë tjetër e “nxehtë” debati në mbledhjen e nesërme do të jetë “ndarja e ngarkesës” në shpenzimet e mbrojtjes, temë e cila është shumë e rëndësishme për SHBA-në, të cilët kërkojnë që më së voni deri në vitin 2024 aleatet tjera ta arrijnë shkallën e dy përqindëve të BPV-së për mbrojtjen. Përveç mjeteve financiare, këtu bëjnë pjesë edhe kapacitetet ushtarake si dhe pjesëmarrja në misionet e Aleancës. Maqedonia është larg këtij qëllimi, por është e përkushtuar që ta arrijë shkallën me kohën”, përsëritën ministrat e Maqedonisë disa herë.

Dita e dytë e mbledhjes do t’i përkushtohet misioneve ushtarake dhe bashkëpunimit me BE-në.

Në pjesën për misionet, ministrat do të bisedojnë për Afganistanin, Irakun dhe Kosovën. Për Kosovën nuk është e përjashtuar që vendet anëtare të kërkojnë mendim nga ministrja e Maqedonisë, si fqinj i afërt dhe njohës i situatave.
Bisedimet me BE-në do të zhvillohen në prani të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini. Sekretari i përgjithshëm do t’i përkujtojë Mogerinin dhe ministrat evropianë se krijimi i mbrojtjes së ndarë evropiane duhet ta plotësojë NATO-n, e jo të jetë konkurrent i saj.

Marketing