Maqedonia sot pritet të pranojë vaksinat ruse kundër Covid-19

Sot në Shkup pritet të arrij edhe një pako vaksinash.

Marketing

Ndonëse të shumëpriturat vaksinat amerikane dhe kineze ende mbeten larg, ato që më së paku u promovuan nga autoritetet shëndetësore, 3 mijë doza të vaksinave ruse Sputnik V, sot nga Moska do të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Këtë e paralajmëroi, Ministri Venko Filipçe, duke potencuar se ky do të jetë kontingjenti i parë nga 200 mijë dozat në total të vaksinës ruse Sputnik V, që ka kushte më të lehta të mirëmbajtjes, në frigoriferë në temperaturë nga 2 deri 8 gradë.

Marketing