Maqedonia shënon përparim në rrugën drejt BE-së, ambienti në shtet është ndryshuar në drejtim pozitiv dhe vendi mirë është i përgatitur për fillimin e negociatave, por ende nuk është i përgatitur për anëtarësim në Union. Lëvdata për Marrëveshjen e Prespës, por edhe paralajmërim për mosukses të mundshëm nga ratifikimi i saj.

Kjo ka qenë në fokusin e debatit për Maqedoninë të titulluar “Maqedonia mes shpresës dhe shqetësimit” në Bundestagun gjerman të organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore ku kanë marrë pjesë përgjegjësit për Maqedoninë në Ministrinë e Punëvë të Jashtme Kristijan Helbah dhe në kabinetin e kancelares Merkel, Matijas Lutenberg, autori i udhërrëfyesit për reformat në Maqedoni Rajnhard Pribe, më shumë deputetë në Bundestagu, diplomatë si dhe mysafirët nga Maqedonia dhe Greqia, Simonida Kacarska dhe Ksenija Kunallaki nga gazeta greke Katimerini, shkruan “Dojçe Vele”.

Lutenberg e ka përshëndetur guximin e kryeminsitrit Zaev të zgjidh problemet me fqinjët Bullgarinë dhe Greqinë që nga fillimi i mandatit dhe kjo sipas tij ka qenë “sinjal i rëndësishëm t’i thuhet popullit se janë të gatshëm për të zgjidhur problemet”.

“Duam të mbështesim të ardhmen. Do të dërgojmë këshilltarë për Qeverinë e Maqedonisë. Duam që vendi të jetë jo vetëm stabil, por edhe të përparojë”, ka thënë Lutenberg, duke shtuar se mbështetje të tillë pret edhe nga BE, me qëllim Maqedonia ekonomikisht të ngritët, por edhe të bëhet më interesante për investimet e huaja që kusht i parë është “sundimi i së drejtës”.

Pribe ka theksuar se nëse eventualisht në Greqi nuk ratifikohet Marrëveshja e Prespës, BE patjetër t’i hap negociatat për anëtarësim të Maqedonisë, pa dallim të kontestit të emrit, ndërsa Shkupi duhet të jetë i motivuar të vazhdojë reformat.

Herbah nga ana tjetër ka thënë se nëse nuk kalon Marrëveshja e Prespës, ai do të ishte lajm i keq për vendin dhe se tek një pjesë e popullatës në Maqedoni, lojaliteti ndaj shtetit varet nga përparimi i vendit në rrugën euroatlantike.

Lidhur me arratisjen e Nikolla Gruevskit dhe marrjes së azilit në Hungari, Helbah ka thënë se rasti mund t’ia lehtësojë pozitën liderit aktual të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

“Ka sinjale nga Mickoski se dëshiron të përkrah Marrëveshjen e Prespës”, ka thënë Helbah.

Ndryshe, ish ambasadorja gjermane në Maqedoni, Gudrin Shtajnaker ka kritikuar se reformat në Maqedoni nuk janë lëvizur dhe se mbeten problemet me sundimin e së drejtës, trasmeton “Dojçe Vele”.