Republika e Maqedonisë do të mësojë nëse do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian (BE) apo jo në momentin kur do të mbarojë Brexiti në Evropë, thonë burime të larta diplomatike nga Komisionin Evropian (KE) për Zhurnal.

“Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IJRM), do kuptoi nëse do të jetë anëtare apo jo e Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2020-2027, në momentin kur do të mbarojë Brexit. Pra kur të mbarojë Brexiti në muajn mars të vitit 2019 do të mbyllet edhe buxheti i BE-së. Nëse në pikën 6 të buxhetit të BE-së ku parashikohen mjete për anëtarët e rinjë do të ketë mjete, atëherë do të bëhet i qartë edhe anëtarësimi i Maqedonisë në BE”, thonë për Zhurnal, burime diplomatike nga Brukseli.

Përndryshe, herën e fundit në pikën 6 të buxhetit të BE-së, mjete për anëtarësime të reja janë vendosur në vitin 2014, pasi që ishte Kroacia e cila u anëtarësua më 1 korrik të vitit 2013, dhe në vitin e parë të pjesëshëm nuk paguhen detyrime, ndërsa në vitin e parë të plotë detyrohen vendet anëtare të paguajn detyrimet e anëtarit të ri, në këtë rast Maqedonisë, sepse në këtë mënyrë solidarizohen dhe ndihmojnë anëtarën e re.