Maradona dhuron show, ndërpret intervistën dhe kërcen me tifozët (video)

Diego Armando Maradona na ka treguar gjithmonë se “hobi” i tij është kërcimi.

Marketing

Argjentinasi frekuenton shpesh klube nate për tu dëfryer me muzikën amerikano latine. Legjenda e futbollit botëror aktualisht drejton ekipin e Gimnasia La Plata në futbollin argjentinas. Skuadra e tij ka barazuar së fundmi në transfertë kundër Huracan me rezultatin 1-1.

Më shumë se rezultati në këtë takim ra në sy një episod unikal të Maradonës. Ky i fundit ishte duke dhënë një intervistë, ku filloi të fliste për rrjedhën e ndeshjes. Megjithatë intervista zgjati shumë pak dhe shkak për këtë u bënë tifozët e Gimnasias. Këta të fundit ishin duke kënduar për ekipin e tyre, por Maradona sapo i dëgjoi e harroi intervistën dhe nisi të kërcente.