Notuesit argjentinas Gilermo Bertola dhe Elizabet Biaxholi, kanë dalë fitues të garës së maratonës në not në 10 kilometra e cila sot u zhvillua në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Bertola shtegun e gjatë për 10 kilometra me not i përshkoi për 2 orë 2 minuta e 46 sekonda, ashtu që për më pak se 1 sekondë ishte më i shpejtë se Vencisllav Ajdarski.

Përfaqësuesi i vetëm i Maqedonisë në këtë garë Aleksandar Ilievski këtë garë e përfundoi në pozitën e pestë. Po ashtu një garë interesante u zhvillua edhe në konkurencë të femrave ku fituesja Biaxholi shënoi kohën 2 orë 10 minuta e 27 sekonda, që pas saj për vetëm 7 të qindtat në cak të arrinte bashkëkombësja e saj Ivinkerllajd. Ndërsa maqedonasja Eva Petrovska edicionin e dytë të maratonës në 10 kilometra e mbylli në pozitën e pestë.