“Marca” zbulon se çfarë ka bërë Ronaldo për presidentin e Juventusit

Cristiano Ronaldo është i vendosur të largohet nga Real Madrid duke u transferuar në Juventus.

“Marca” shkruan se largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid është i pashmangshëm.

Marketing

E përditshmja sportive madrilene madje shkruan në ballinën e sotme se Ronaldo i ka dhënë fjalën presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, në lidhje me transferimin te skuadra kampione nga Serie A.

“Dëshira e tij për transferim në Juventus është e vendosur”, shkruan “Marca”.

Palët pritet ta kompletojnë marrëveshjen për transferimin e tij në Juventus, para përfundimit të javës.

Marketing