Marca: Zinedin Zidane sot do të shpallet si trajner i Real Madridit

Real Madridi do të njoftojë sot emërimin e Zinedin Zidane si trajner në Real Madrid.

Marketing

Klubi ka vendosur të ndahet me trajnerin aktual Santiago Solari pas një takimi në mes të bordit të drejtorëve të Real Madridit.

Zidane ka qenë gjithmonë zgjedhja e preferuar për presidentin Florentino Perez, siç tregoi MARCA javën e kaluar.

Pas eliminimit nga Copa del Rey dhe Ligës së Kampioneve, si dhe duke u larguar shumë larg nga pozita udhëheqëse në LaLiga, koha e Solarit në klub përfundoi.

Sipas programit televiziv spanjoll Jugones pohon se Zidane do të emërohet trajner i ri i Los Blancos në orën 18.00.

Francezi u largua nga Real Madridi vetëm nëntë muaj më parë pasi fitoi tre tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve.