Marcelo, një jetë te Real-i falë… Roberto Carlos-it

Nga një brazilian te një tjetër. Nga një kampion te një tjetër. Roberto Carlos dhe Marcelo kanë përshkuar shumë kilometra në krahun e majtë të Real Madrid-it. Megjihatë, mbrojtësi aktual i Los Blancos i detyrohest shumë ish-yllit të madrilenëve.

Marketing

Me rastin e 47-vjetorit të tij, Roberto Carlos ka dhënë një intervistë për ESPN. Ish-mbrojtësi ka folur edhe për hapat e parë të marcelo-s te galacticos:

“E kam njohur Marcelo-n kur ishte 18 vjec. Real-i donte ta transferonte atë vit, në mënyrë që të fitonte eksperiencë, por unë thashë se nuk duhej të lëvizte”.

Roberto Caros ka zbuluar më pas se e ka ftuar Marcelo-n në shtëpinë e tij gjatë festave për të mos e lënë vetëm. Me pak fjalë, një lloj vëllai i madh për Marcelo-n, që ia ka shpërblyer me paraqitjet e tij në fushën e lojës.