Marchisio përjeton natë të tmerrshme, grabitet nga hajdutë të armatosur në shtëpi

Ish-ylli i Juventusit, Claudio Marchisio, pa shtëpinë e tij teksa u ‘rrëmbye’ nga hajdutët e armatosur të martën dhe u detyrua t’i jepte gjërat e tij më të çmuara.

Marketing

Agjensioni i lajmeve ANSA raporton sesi katër burra të maskuar kërcënuan Marchision dhe gruan e tij Roberta në vilën e tyre në Torino mbrëmë.

Dyshja u kërcënuan me pistoleta dhe kaçavida për të siguruar që ata të hapnin kasafortën që përmbante disa nga gjërat e tyre më të vlefshëm.

Banda e kriminelëve më pas u largua me stoli, para dhe orë. Vlera e sendeve të vjedhura nuk është konfirmuar, por vlerësohet të jetë ”e madhe”.

Incidenti aktualisht është duke u hetuar nga policia lokale, e cila po studion kamerat e vëzhgimit në zonë.

33-vjeçari nuk ishte kthyer moti në Italinë veriore, pasi u largua nga Zenit St Petersburg gjatë verës dhe u tërhoq nga futbolli profesional.