Marëveshja e Prespës,Misajllovski: Do ta revidojmë nëse marrim 2/3 e votave

VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme dhe në shansin e parë politik kjo parti do të mundohet ta revidentojë marrëveshjen në fjalë.

Marketing

“Po, VMRO do të mundohet të revidentojë Marrëveshjen e Prespës nëse siguron 2/3 e votave. Marrëveshja është e dëmshme dhe do të jetë e dëmshme, sepse sulmon në identitetin dhe Maqedoninë. Nëse qytetarët na e japin shansin, ne do të provojmë ta revidojmë. Nuk kërcënojmë askënd, duam të kemi miq, por kuptohet se nuk duhet të turpërohemi nga ajo që jemi. Jemi maqedonas dhe do mbetemi maqedonas.”,- u shpreh Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.

Nëse VMRO-DPMNE vjen në pushtet, do të korrigjojë të gjitha gabimet dhe krimet që ka bërë LSDM-ja, thonë nga opozita maqedonase.

Marketing