Nëse se sjellim ligjin për prokurorinë publike, do të dërgojmë lajm dhe sinjal të shkëlqyeshëm se Republika e Maqedonisë së Veriut mundet edhe në periudhë të këtillë parazgjedhore të sjellë vendime të vështira në qoftë se bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit në BE, konsideron Bojan Mariçiq, koordinator kombëtar për çështje evropiane në Qeveri.

Ai në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë thotë edhe se vendi I ka përmbushur kushtet për negociata. Tani mbetet në përgjegjësinë e BE-së që të sjellë vendim. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet të japim kurrfarë parashikime konkrete të lidhura me data, vlerëson Mariçiq, për shkak se, siç thotë, në të kaluarën kjo nuk funksiononte.

“Ne jemi të gatshëm olr negociata, i përmbushëm të gjithë kushtet dhe konsiderojmë se e kemi merituar që në tetor të marrim vendim për fillim të negociatave. Për atë arsye për ne është e rëndësishme që atë vendim për fillim të negociatave, qytetarët ta marrin sa më shpejt, që ata të marrin sinjal të duhur nga BE-ja se të gjithë vendimet e vështira në periudhën e kaluar me të vërtetë vlenin. Ky do të oshte mesazhi i duhur ndaj qytetarëve, jo ndaj cilitdo opsion politik, për këtë arsye mendojmë se për qytetarët është e rëndësishme që një orë e më pare ajo të sillet, se nëse do të ndodhë në mars kjo në asnjë rast, për fat të keq, nuk varet nga ne si shtet. Përndryshe, sa na përket neve, tanimë thashë, se që në tetor do ta merrnim datën. Çdo ditë sa më shpejt ta marrim datën, kjo do të jetë positive për ne”, thotë Mariçiq.

Në pyetjen se nëse metodologjia e re do ta vështirësojë ose lehtësojë procesin e negociatave me BE-në, Mariçiq u përgjigj se është e vështirë që prej më pare të thuhet se cili do të jetë roli ose qëllimi i saj përfundimtar.