Pas pushimeve verore fushata do të intensifikohet dhe do të përdoren të gjitha metodat në dispozicion, në përputhje me Ligjin për referendum dhe interesin e definuar publik, theksoi Bojan Mariçiq, këshilltar special për integrimet euro-atlantike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

“Qëllimi i fushatës do të jetë t’i informojë qytetarët për Marrëveshjen, megjithatë edhe për përfitimet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, siç tregon edhe çështja e referendumit”, tha Mariçiq në intervistën për televizionin Kanal 5.

Theksoi se fushata do të jetë promovuese dhe informative, me qëllim që publiku të informohet saktë dhe qytetarët të din informacionet e sakta edhe për Marrëveshje dhe për përfitimet nga BE dhe NATO.

“Bindja e qytetarëve do të jetë kryesisht se duhet të dalin të votojnë sepse kjo është zëri i qytetarëve. Referendumi është zëri më i lartë i qytetarëve dhe e drejtë e lartë demokratike dhe të gjithë ata, të cilët, janë të interesuar për zgjidhje të kontestit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe për ardhmërinë e Maqedonisë në BE dhe NATO duhet të dalin dhe të votojnë”, tha Mariçiq.