Mariçiq – Saiti: Pushteti gjyqësor duhet të punojë në përmirësimin e besimit të opinionit

Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq sot pati takim me kryetarin e Shoqatës së gjykatësve, Xhemail Saiti, i cili njëherit është gjykatës në Gjykatën supreme.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, Mariçiq ka diskutuar për mbrojtjen e pavarësisë gjyqësore, rritjen e përgjegjësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjykatësve dhe gjykatave.

Mariçiq potencoi se besimi i opinionit dhe fama e gjyqësisë mund ta përmirësojë më së shumti vetë pushtetin gjyqësor, por se proceset për kthimin e famës do t’i inicojë Ministria e Drejtësisë.

Ministri theksoi se pret nga Shoqata e gjykatësve të jetë partner në zbatimin e reformave dhe në mënyrë aktive të përfshihet me rekomandimet dhe këshillat profesionale në procesin e spastrimit të gjyqësisë.

Në takim, ministri Mariçiq theksoi se do të jetë mbështetje e organeve gjyqësore në procesin e përforcimit kuadrovik me bashkëpunëtorë profesionalë dhe krijim të kushteve për luftë më efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Marketing