Marin Mema, Ramës: Nuk pranojmë centralizim. Jemi sytë e zëri i shqiptarëve të thjeshtë

Mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit është shoqëruar me replika mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit të Top Channel, Marin Mema.

Marketing

Gjatë diskutimit, Marin Mema është shprehur se gazetarët nuk pranojnë centralizim.

“Ne jemi për koordinim e jo për centralizim. Ne kemi disa detyrime përballë shqiptarëve, jemi këtu si zëri dhe syri i tyre dhe besoj se kjo ka vlerë me shume se çdo ministri që është këtu. Ne duam të përgjigjemi me fytyrë, me zë. Duam transparencë dhe koordinim, por jo centralizim,” tha ai.

Marketing