Marina Vjollca dhe Bes Kallaku bëhen bashkë për sezonin e ri televiziv

Ende pa u mbyllur për disa programe sezoni televiziv, kanë nisur lëvizjet për sezonin e ri. Një prej personazheve më të përfolur që pritet të rikthehet në ekran është Marina Vjollca, e cila bëri pushime të gjata nga ekrani pasi prezantoi në Tv Klan “C’est la vie”.

Marketing

Muaji shtator pritet që të ketë ndryshime të reja në televizion, programe që do t’u lënë vendin të tjerave apo edhe programe që mund të ndryshojnë kanal televiziv.

Burime për Indexonline kanë mësuar se në sezonin e ri hapësira televizive në Tv Klan do të ketë risi. Kështu, të shtunën në prime time do të vijë një program i drejtuar nga aktorët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, të cilët do të kenë surprizë edhe Marina Vjollcën.

Ende lajmi nuk është konfirmuar nga personazhet apo nga produksioni, por e sigurt është që Marina do të jetë e angazhuar këtë sezon të ri, pas 2 vitesh mungesë.

Ndërkohë, mësohet se stafi i “BE & Caffe” do të vijojë të jetë pjesë e emisionit të ri që pritet të nisë në Klan sezonin e ri.

Marketing