Mario Mandzukic bëhet agjent i lirë

during the Serie A match between Juventus FC and UC Sampdoria at Juventus Arena on May 14, 2016 in Turin, Italy.

Mario Mandzukic ka ndërprerë zyrtarisht kontratën e tij me Al-Duhail me pëlqim të ndërsjellë dhe është përsëri në treg, ku si destinacione të mundshme flitet të jenë Benevento dhe Milano.

Marketing

Kishte sugjerime që sulmuesi kroat do të kthehej në Serie A pas përvojës së tij me Juventusin, duke iu bashkuar Beneventos së Pippo Inzaghi pas promovimit.

Milani kishte treguar tashmë interesim për Mandzukic para transferimit të tij në Katar dhe ai do të ishte një zëvendësim për Zlatan Ibrahimovic sezonin e ardhshëm.

Këtë pasdite, 34-vjeçari njoftoi se është një agjent i lirë, vetëm shtatë muaj pas nënshkrimit për Al-Duhail.

Mandzukic veshi fanellën e Juventusit nga 2015 deri në janar 2020, duke shënuar 44 gola në 162 ndeshje konkurruese për klubin.

Marketing