Marotta për Lukakun, Barellan e Dzekon: “Po luajmë shah, durim”

“Po luajmë shah, durim”, kështu është përgjigjur Marotta kur është pyetur për Lukakun, Dzekon e Barellan.

Marketing

Romelu Lukaku, Edin Dzeko dhe Nicolo Barella – janë objektivat e Interit, por që deri më tani nuk ka shenja pozitive për arritjen e tyre në Milano.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, nuk e fshehu interesimin për asnjërin prej tre futbollistëve të lartpërmendur, dhe e pranoi se çmimet e tyre deri më tani janë duke i mbajtur larg Interit.

Lukaku – “Jemi në një fazë vazhdimi të merkatos. Falënderoj Ausilion për punën që po bën me mua në përpjekje për të ngritur një ekip konkurrues. Ne nuk duhet t’i bëjmë gjërat shpejt, sepse rrezikojmë të bëjmë zgjedhje të gabuara. Objektivat që duam të arrijmë janë të rëndësishëm dhe ne i njohim prolet që pëlqen Conte”.

Barella – “Në merkato, shitësi ka të drejtë të vendosë një çmim, por ashtu ka të njëjtën të drejtë edhe blerësi. Duhet të kemi durim, por ekziston një përputhshmëri me vlerat që blerësi do të vendosë”.

Dzeko – “Është e qartë se ne po përballemi me një lojë shahu, ku shitësi përpiqet të jetë më mirë se blerësi. Unë nuk e fsheh se është një qëllim, lojtari ka treguar dëshirën e tij, por kemi respekt për klubin që zotëron kartonin. Ne jemi në një fazë negocimi”.

Marketing