Marrëveshja e Prespës, ekspertët: Përveç zgjidhjes, ofron edhe besim të ndërsjellë

Marrëveshja e Prespës jo vetëm që shërbeu si dokument politik për të zgjidhur problemin shumëvjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe kontribuon në rritjen e besimit mes dy vendeve fqinje, vlerësojnë ekspertët grekë. Njëherit nga Organizata joqeveritare “Elijamep” thonë se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Parlamentin grek me një shumicë të mjaftueshme.

Marketing

“Nëse Marrëveshja e Prespës kalon, do të kalojë me shumicë të margjinalizuar, me plus një ose dy deputetë, d.m.th. pa shumicë të madhe. Mandej vjen situata kur duhet t’i shpjegohet opinionit publik se përse ishte e nevojshme arritja e marrëveshjes dhe përse duhet Greqia të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendet fqinje”,- tha hulumtuesi për EJL-në, Janis Armakolas.

“Pas Marrëveshjes së Prespës do të kemi bashkëpunim akoma më të afërt. Në NATO do të kemi bashkëpunim më direkt në aspekt bilateral”,- tha hulumtuesi për EJL-në, Panajot Paskalidis.
Nevojën për bashkëpunim mes Greqisë dhe Maqedonisë e shohin edhe ekspertët e vendit tonë.

“Arsyeja kryesore është se cilido bashkëpunim në cilëndo fushë shihet si zgjerim i interesit të integrimit euroatlantik, respektivisht bashkëpunimit që na drejton drejt eurointegrimit”,- theksoi hulumtuesja për çështje të sigurisë – “Analitika”, Magdalena Lemkovska.

Hulumtuesit e OJQ-ve nga të dyja vendet thanë se ekziston interes strategjik dhe dëshirë për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Greqisë, para së gjithash bashkëpunim në nivel policor dhe në aspekt të sigurisë. Panelistët madje nuk e lanë pa përmendur bashkëpunimin në nivel të lartë mes Greqisë dhe Maqedonisë me theks periudhës e krizës me migracionit.

Marketing