Marrëveshja e Prespës hap perspektiva serioze ekonomike

Impakti i parë direkt dhe pozitiv nga miqësia e re me Greqinë vjen pikërisht këtu, në Gjevgjeli ku nga ana e bashkësisë afariste duhet të shumëfishohet disa herë, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takim me bashkësinë e biznesit gjatë vizitës së sotme të punës në Gjevgjeli.

Marketing

“Qeveria planifikon t’i hapë të gjitha fondet siç janë IPA komponentët. fondet nga BE-ja, mundëaia e re e fondeve nga Greqia të cilat janë rreth 200 milionë euro, ndërsa për vendin tonë janë ndër 80 dhe 90 milionë euro, mjet që Greqia e ka përdorur në vitin 2005 i është ndaluar, i ngrirë tani sërish hapet dhe tani më administratat e dy shteteve punojnë në atë drejtim”, theksoi Zaev.

Përveç kësaj, shtoi, biznesmenët u informuan për të gjitha masat në shtet, të cilat sivjet janë të suksesshme për shkak të shfrytëzimit të tyre sa më të madh nga ana e biznesmenëve, kompanive, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sepse në këtë mënyrë fitojnë punëtorët, hapin më shumë mundësi për përfitim që krahasohet me të punësuarit.

“Synimi ynë përfundimtar është të rriten edhe pagat, të ulet papunësia, trendet tani më kanë filluar dhe unë besoj se do të jenë edhe më të mëdha. do të mund prej tyre të maksimizojmë me të vërtetë nëse të gjithë në mënyrë të guximshme hapërojmë dhe punojmë ashtu siç duhet”, tha Zaev.

Situata financiare e shtetit, mendon Zaev, është me të vërtetë e shkëlqyer, likuiditeti është rritur dhe siç potencoi, beson se të gjithë do të jemi kreativë për t’i shfrytëzuar paratë e shtetit, mundësitë dhe mjetet të cilat janë në dispozicion.

“Ajo që hapet si mundësi me Greqinë, veçanërisht ky rajon, por besoj edhe tërë shteti duhet të shfrytëzohet për shkak të tregtisë së rritur, prodhimtarisë, plasmnait në Greqi, për investime të reja nga Greqia në Maqedoninë e Veriut, investim i përbashkët dhe edhe më shumë mundësi të cilat hapen”, potencoi Zaev.

Vetëm në këtë mënyrë, u shpreh, do të jetë Bruto Prodhimi Vendor, eksporti, vendet e reja të punës dhe pagat të cilat, theksoi, duhet të jetë mjaftueshëm tërheqëse për qytetarët tanë për të qëndruar këtu dhe të punojnë këtu.

Marketing