‘Marrëveshja e Prespës’, Ramadani: Greqia nuk do ta lëshojë këtë shansë

Marrëveshja e Prespës pritet këto ditë të gjendet përpara duarve të deputetëve grek për votim. Analistët politik vlerësojnë se votimi do të kalojë pa probleme dhe se tanimë Cipras duket të ketë siguruar votat e nevojshme që e bëjnë Marrëveshjen e Prespës të fuqishme tek pala greke.

Marketing

Me këtë, Greqia më tepër fiton edhe kryesimin në Ballkan sa i përket eurointegrimeve të vendeve ballkanike dhe këtë shans nuk do ta lëshojë thotë analisti Ismiet Ramadani.

“Mendoj se Cipras me ndihmën e partive të vogla do ta kalojë këtë marrëveshje. Jam shumë i bindur se gjithçka është nën kontroll edhe nga faktori ndërkombëtar pro perëndimor dhe definitivisht Greqia nuk do ta lëshon këtë shansë të merr rolin udhëheqës në Ballkan sa i përket afirmimit të eurointegrimeve sepse edhe ajo kishte nevojë pas një krize ekonomike dhe financiare të tregoj një gatishmëri për të bërë marrëveshje dhe pastaj kuptohet do të fillojnë çështjet tjera që shkojnë në dobi të Maqedonisë” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Nëse Marrëveshja e Prespës shkon sipas afateve të paracaktuara dhe marrëveshja votohet në kuvendit grek, Cipras do ta informon NATO-n se Greqia nuk do të jetë pengesë e mëtutjeshme për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancë, dhe pas nënshkrimit të protokollit nga ana e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, dokumenti zyrtar iu ndahet shteteve anëtare të paktit veriatlantik për procedurën normale të nënshkrimit të protokolit.

Pas asaj kohe, Maqedonia do të ketë ulëse në NATO po pa të drejtë vote deri në anëtarësimin e plotë të saj, por me pjesëmarrje në takimet dhe vendimet e rëndësishme të NATO-s.
Diku ka fundi i vitit 2019 fillimi i vitit 2020 Maqedonia përfundimisht merr statusin e vendit anëtarë të NATO-s, vlerëson analisti politik, Ismet Ramadani.