Marrëveshja, Kamenos kërcënon braktisjen e koalicionit në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes dhe lider i partisë „Grekë të pavarur“, zyrtarisht e paralajmëroi mundësinë për dalje nga koalicioni me „Sirizën“ e Aleksis Ciprasit, për shkak të marrëveshjes për emrin me Maqedoninë. Mediat greke spekulojnë se kjo me siguri do të ndodhte në momentin kur marrëveshja do të duhej të votohet në Parlamentin grek. Konstatimi është përgjigje e Kamenosit në një ngjarje partiake, ndonëse ai vetë nuk cekë datën ose ngjarjen se kur do ta kishin zbatuar vendimin e paralajmëruar.

“Kur të vjen koha, nuk do ta tradhtojmë besimin e qytetarëve grekë, të cilët votuan për ne… kur do të vjen kjo kohë dhe nëse ajo vjen, mandatet tona që i kemi marrë nga populli do t’i përdorim në mënyrën më të mirë që e kemi, me tërheqjen tonë nga Qeveria”, deklaroi Panos Kamenos, ministër grek i Mbrojtjes.

Panos Kamenos edhe deri tani kishte qëndrim të qartë se nuk do të mbështesë zgjidhje për kontestin që do të përmbajë termin “Maqedoni”. Por, edhe pa të, “Siriza” është e bindur se marrëveshja do të kalojë në Parlament me ndihmën e disa votave të deputetëve të pavarur ose deputetëve nga partitë tjera opozitare me orientim majtist. Por, për shkak të daljes së mundshme të Kamenosit nga Qeveria dhe mendimit negativ në opinionin grek për marrëveshjen me Maqedoninë, mediat greke tashmë shkruajnë se “Siriza” do të duhej të organizojë zgjedhje të parakohshme në maj të vitit të ardhshëm. Përveç reagimeve politike, reagime ka edhe te segmentet tjera në shoqërinë greke. Ambasadori gjerman në Greqi i hodhi poshtë spekulimet se lehtësimi i kushteve për dalje nga kriza financiare që ndodhi ditëve të fundit është “shpërblim” për marrëveshjen për emrin. Vazhdojnë edhe kërkesat e një vargu organizatash, që marrëveshja në Parlamentin grek të votohet me shumicë më të madhe, e jo me shumicë të thjeshtë, gjykata kushtetuese ta anulojë marrëveshjen, ndaj edhe të mbahet referendum në rajon grek Maqedoni.

/Alsat-M/

evn