Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin dominoi edhe këtë javë te ne dhe në Greqi. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është i bindur se referendumi në Maqedoni do të ketë sukses. Ai në intervistë për televizionin shtetëror grek ERT paralajmëroi se ai do të mbahet më 23 shtator, 30 shtator ose 7 tetor, dhe se qëllimi është se deri më 15 janar të përfundojnë të gjitha obligimet e parapara.

Zaev sqaron se referendumi do të ketë karakter obligativ, do të pranohet nga të gjithë, madje edhe nga presidenti Ivanov.

“Me referendumin e suksesshëm unë jam i bindur se të gjithë në Parlament do ta dëgjojnë popullin çka thotë në referendum dhe ashtu do të votojnë. Këtë sot e marrim si porosi, madje edhe nga presidenti i shtetit, zotëri Gjorge Ivanov se nëse referendumi është i sukseshëm, me siguri edhe ai do t’i përkrah edhe Marrëveshjen me Greqinë edhe gjithçka që është fazë e ardhshme, edhe opozita, po ashtu. Me siguri ka qëndrime të ndryshme, kjo është demokraci, por pas referendumit tek ne janë ndryshimet kushtetuese, pastaj presim që Parlamenti grek ta ratifikojë marrëveshjen që e kemi bërë të dy vendet, e pas asaj të vazhdojë ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO”, thotë kryeministri i Maqedonisë.

Nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov mbrëmë i përgënjeshturan konfirmimet e kryeministrit Zoran Zave të dhëna në intervistën për televizionin greke ERT se shefi i shtetit do ta përkrahë marrëveshjen me Greqinë.

“Kryeministri Zaev me qëndrimet e tij të ndryshueshme, kontradiktore dhe konfuze vazhdon ta gënjejë dhe manipulojë opinionin e Maqedonisë, por edhe atë grek dhe ndërkombëtar. Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO, nuk duhet që të keqpërdoret për pranimin e një Marrëveshje të dëmshme me pasoja të paparashikueshme për shtetin e Maqedonisë dhe popullin e saj. Presidenti i Maqedonisë nuk pranon Marrëveshje, e cila është në dëm të identitetit kombëtar të Maqedonisë dhe në dëm të interesave të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të presidentit Ivanov.

Nënpresidenti amerikan Majk Pens në bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev ia uroi arritjen e marrëveshjes historike me Greqinë për zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare për emrin mes dy vendeve, kumtoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Ai e përshëndeti vendimin pozitiv të Këshillit Evropian për hapjen e rrugës drejt negociatave për inkuadrim në Union në qershor të vitit 2019 dhe e konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Në kumtesë theksohet se Pens e ka lavdëruar kryeministrin Zaev për lidership, guxim dhe përkushtimin e tij drejt paqes dhe stabilitetit në rajon, duke ofruar mbështetjen e SHBA-së për implementim të suksesshëm të marrëveshjes për emrin.

Pens, përveç me Zaevin, me telefon ka biseduar edhe me kryeministrin grek Aleksis Cipras për marrëveshjen e arritur, me ç’rast e ka theksuar rrëndësinë që e ka kjo marrëveshje për stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët të BAllkanit.

evn