Metju Nmic, Federika Mogerini, Johanes Han dhe Rosmari Di Karlo, do të jenë dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes për emrin nesër në orën 9:30 në Prespë në anën greke midis krerëve të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, njofton 24Vesti.

Në delegacionin zyrtar maqedonas, përveç kryeministrit Zoran Zaev dhe Ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov, do të jenë edhe zëvendëskryeministrat Bujar Osmani, Radmilla Sheqerinska dhe Oliver Spasovski.

Ligji për ratifikim është planifikuar të kalojë në seancën e Qeverisë të hënën në orën 9, pas së cilës do të dërgohet në Parlament.