Sot më datë 11.06.2019 u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonis së Veriut (FSPIMV) dhe Departamentit të pensioneve të Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale të Republikës së Kosovës (DP-MPMS-RK).

Kjo marrëveshje ka për qëllim ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes në shkëmbimin elektronik të të dhënave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor ndërmjet dy institucioneve, krijimin e marrëdhënieve reciproke dhe lehtësimin e realizimit të pensionit pa ndërprerje të përfituesve të pensionit në këto dy shtete.

Marrëveshja për bashkëpunim do të mundësojë shkëmbimin elektronik të të dhënave në fushën e sigurimit pensional ndërmjet Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Departamentit të pensioneve të Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale të Republikës së Kosovës si dhe të lehtësojë realizimin dhe përdorimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor me qëllim të reduktimit të shpenzimeve administrative, parandalimin e pagesave të paligjshme të pensioneve dhe të ardhurave të tjera në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor si dhe qëllimin e kontrollit të të dhënave të cilët janë subjekt i shkëmbimit.

Marrëveshja u nënshkrua në kabinetin e Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale të Republikës së Kosovës nga ana e drejtorit të Departamentit të pensioneve të Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale të Republikës së Kosovës, z.Bahri Xhaferi dhe drejtorit të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut z.Shaip Zeneli.