Marrëveshje për pensionet Shqipëri-Kanada, përfitojnë 60 mijë shqiptarë

Një lajm i mirë për gjithë shtetasit e Shqipërisë e që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Kanada.

Një marreveshje e nënshkruar së fundi mes ambasadorin shqiptar atje, Ermal Muça dhe Ministres se Punëve të Jashtme te Kanadase, Chrystia Freeland, i jep zgjidhje problemit te njohjes se kontributeve.

Lajmin e ka bërë me dije me një postim në Facebook, vetë ministrja e Kanadase, duke postuar edhe fotot gjatë firmosjes.

“Marrëveshja për sigurimin social që nënshkrova sot me Ermal Muçën, ambasadorin e Shqipërisë në Kanada, do të ndihmojë kanadezët dhe shqiptarët që jetojnë në të dy vendet të kenë qasje më të mirë në pensionet e tyre”- shkruan ajo.

Marreveshja e firmosur, nga e cila pritet të perfitojnë rreth 60 mijë shqiptarë, ka synim shmangien e mbulimit të dyfishtë për të njëjtën përiudhë dhe bashkimi i periudhave të sigurimit të realizuara në dy vendet.

Pas kësaj, nuk do të ketë asnjë ditë kontribut të humbur për gjithë kontribuesit në skemën e pensioneve.

Nënshkrimi përfundimtar i kësaj marrëveshjeje erdhi pas një periudhe të gjatë negociatash për njohjen reciproke të skemave të sigurimeve shoqërore dhe hartimit të marrëveshjeve administrative, duke nisur që prej vitit 2013.

evn