Marrin frymë spitalet në Francë, numri i të shtruarve vetëm zvogëlohet

Franca regjistroi 642 viktima të tjera nga koronavirusi i ri, duke e çuar në 19,323 gjithsej numrin e jetëve të humbura.

Marketing

Megjithëse numri mbetet i lartë, një shenjë pozitive është se numri i njerëzve në spital u zvogëlua për të katrën ditë radhazi.

Autoriteti shëndetësor publik i Francës tha gjithashtu se numri i përgjithshëm i njerëzve në njësitë e terapisë intensive ra për dhjetën ditë radhazi, në 5.833, niveli më i ulët që nga 31 marsi.

3,284 iu shtuan numrit të të prekurve nga koronavirusi duke e çuar totalin në 151,793 të infektuar.

Shifrat tregojnë se numri i infeksioneve dhe vdekjeve mbetet në një nivel të lartë por pasi arri pikun një javë më parë kurba ka filluar të shkojë dukshëm poshtë thonë autoritetet.

Marketing