Marrin fund thashethemet, kjo është arsyeja që ka çuar në ndarjen përfundimtare të princit William nga Meghan dhe Harry

Vitin e parë menjëherë pas fejesës Meghan dhe Harry ndanin pjesën më të madhe të eventeve me William dhe Kate. Ato janë parë shpesh bashkë duke marrë pjesë në organizime të ndryshme të familjes mbretërore.

Marketing

Gjithashtu kishin dhe një organizatë bamirësie. Por prej disa kohësh tashmë qarkulloni fjalë që midis tyre diçka nuk po shkonte si duhet. Nisi me ndarjen e Meghan dhe Harryt nga pallati mbretëror menjëherë pasi ata u bënë prindër dhe tani erdhi më në fund lajmërmi zyrtar që dy çiftet nuk do të bashkëpunojnë më me njëri tjetrin.

Ky lajmërim erdhi drejtpërsëdrejti nga “Royal Foundation”. Në brendësi të këtij fondacioni përfshihen dhe Heads Together, lojërat Invictus, një shoqatë dedikuar njerëzve që vuajnë nga çrregullimet mendore etj.

Fillimisht në 2009 ky fondacion u krijua nga dy vëllezërit dhe pas martesës së William dhe Kate ishte kjo e fundit që u bë pjesë. Tani emri i fondacionit do të ndryshohet duke marrë emrin Fondacioni Mbretëror i Dukës dhe Dukeshës së Cambridge-it”.

Korrespondentja e familjes mbretërore për “The Sun”, Emily Andrews, tha se tensioni ka nisur mes dy vëllezërve, të cilët pas dasmës së Harry-t me Meghan-in nuk kanë folur për 6 muaj. Ndoshta ky ishte hapi I fundit I ndarjes së tyre.