Marrin zjarrin dhe e përhapin: Zbulohen zogjtë që po rëndojnë krizën në Australi

Australia po përballet me një situatë të vështirë për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin.
Mirëpo, situata po rëndohet edhe më tej, pasi disa zogj po përhapin flakët.

Marketing

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për disa lloj zogjsh, të cilët shihen duke përhapur zjarre nëpërmjet shkopinjve flakërues dhe duke i hedhur në fusha të thata.

Sipas “National Geographic”, deri në vitin 2018 mendohej se ata thjesht po i përhapnin zjarret rastësisht.

Mirëpo, duket se ata e bëjnë këtë për të siguruar ushqim.
“Ka të bëjë me ushqimin, sepse nga këto kullota dalin zogj të vegjël, hardhucë, insekte, gjithçka që ikën përpara zjarrit”, kanë thënë studiuesit.

Marketing