Marsh protestues i VMRO DPMNE-së në Prilep

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se populli maqedonas nuk do të lejojë dhënien e emrit “Maqedoni”, që përmendet edhe në Biblën e Shenjtë.

Marketing

Mickoski para qytetarëve që protestuan në Prilep, kundërshtoi ashpër politikat qeveritare dhe e akuzoi Qeverinë se ka rrënuar ekonominë e vendit, gjyqësinë, biznesin, se nuk ka bërë asgjë as për arsim e as për shëndetësi. Madje Mickoski u shpreh se nuk do të ketë integrim në BE as deri në vitin 2020, pasi në BE nuk shkohet duke i amnistuar kriminelët por me reforma të ndershme.

Maqedonia është në Bibël dhe nuk ka marrëveshje që mund ta fshijë prej aty. Aty do të mbetet i shkruar emri “Maqedoni”, ndërsa emaneti ynë është që atë emër ta ruajmë dhe me krenari ta themi tani dhe në të ardhmen, ndërsa pasardhësve tanë t’ua lëmë brez pas brezi. Vetëm ashtu Zoran Zaev nuk do të mundet dhe grupi rreth tij ta fshijnë që t’i ruajnë ulëset e tyre. Ky është emër biblik, ndërsa ky është popull biblik, krenar, i dinjitetshëm. Beteja jonë, motra dhe vëllezër, sapo filloi.” – tha – Hristian Mickoski, VMRO DPMNE.

Marketing