Marshi i sindikatave, nesër regjim i veçantë i komunikacionit

Me rastin e festës së punës “1 Maji”, përkatësisht për shkak të marshit të sindikatave të caktuar në organizim të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, që do të fillojë nesër në orën 11:00 në Shkup, Reparti për siguri të komunikacionit të rrugëve pranë SPB-së Shkup do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit për zhvillim të pandërprerë të manifestimit përgjatë marshutës së paralajmëruar të lëvizjes së pjesëmarrësve.

Marketing

MPB sot kumtoi se marshi është parashikuar të fillojë para ndërtesës së LSM-së në rr. “Mirçe Acev” me lëvizje: në të majtë nëpër rr. “Filipi i 2-të i Maqedonisë”, në të djathtë në rrugën “11 Tetori”, drejtë nëpër rrugën “Dimitrie Çupovski”, në të djathtë në rr. Vasil Glavinov”, drejtë nëpër rrugën “VMRO”, në të majtë nëpër rr. “Ilinden” deri para objektit të Qeverisë së RMV-së në Shkup.

Për ato arsye policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë në rrugët e lartpërmendura në rajonin qendror të qytetit.

MPB apelon deri te qytetarët t’i respektojnë urdhërat që do t’i japin nëpunësit policor nëpër rrugët ku do të qarkullojnë pjesëmarrësit.