“Marshi për ajër të pastër”, Qeveria pranon 7 kërkesat, i fton për diskutim

Qeveria i pranoi shtatë kërkesat e para të organizatorëve të “Marshit për ajër të pastër”, të realizuar të premten e kaluar.Nga ekzekutivi shpresojnë që pranimi i këtyre kërkesave të jetë shkak për realizimin e një takimi, ku siç thonë, do t’i bashkonin përpjekjet e institucioneve dhe sektorit civil në lidhje me kujdesin për shëndetin e njerëzve dhe mjedisit jetësor.

Marketing

Qeveria pranoi kërkesën për miratimin urgjent të Planit Detaj Urbanistik për Vardarishten që javën e ardhshme pritet të miratohet në Këshillin e Qytetit të Shkupit e më pas deri në fund të vitit të përfundojnë edhe procedurat e tjera. U pranua kërkesa që Prokuroria të hapë hetime për OHIS-in dhe djegien e kabllove në Shkup. Qeveria vendos në dispozicion të gjitha dëshmitë materiale që kanë institucionet dhe fton PTHP-në të dëgjojë qytetarët e të nisë procedurat hetimore. U pranua edhe kërkesa për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mjedis jetësor, me të cilat identifikohet dhe rregullohet veprimi me rajonet e kontaminuara, që do jetë në rend dite në qeveri më 10 dhjetor, më pas do të dërgohet për miratim në Kuvend.

““Euromaksit” do t’i merret koncesioni për minierën Illovica-Shtuka, do të merret edhe koncesioni i skaduar për eksploatimin e minierës Pllavica, vendim ky që pritet më së voni deri në 17 dhjetor. Për shpalljen si banime me rëndësi ndërkombëtare, të Liqenit të Ohrit dhe Studençishko Ballato, nga Qeveria thonë se aplikacioni do të dorëzohet pasi të nënshkruhet aneksi i studimit të valorizimit për Stundeçishko Bllato dhe Marrëveshja për studim të valorizimit për Liqenin e Ohrit, mes GEF, MMJPH dhe UNEP-it, deri në fund të vitit. Duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku në përmbushjen edhe të kërkesave tjera të qytetarëve dhe përmbushjen e planit për ajër të pastër”,- thonë nga Qeveria.

Marketing