Masa dhe rekomandime të Qeverisë për shkak të ndotjes alarmante

Pas njoftimit të marrë nga Ministria e Mjedisit Jetësor se në dy ditët e fundit është tejkaluar pragu i alarmimit të grimcave të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (a.q. tejkalim i vlerës prej 188 mikrogram në metër kub) në Manastir, Tetovë, Strumicë dhe Shkup, Qeveria kumtoi se hyn në fuqi masa dhe rekomandime për zbatimin e të cilave i obligon ministritë dhe institucionet kompetente.

Marketing

MMJPH dhe Ministria e Shëndetësisë obligohen t’u rekomandojnë të gjitha subjekteve juridike (punëdhënës) t’i lirojnë nga obligimet e punës, gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, personat me astmë kronike, me infarkt të prekur nga miokardi ose sulm në tru pa dallim të moshës, me rekomandim të mjekut amë.

T’u rekomandojnë punëdhënësve ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat të cilët punojnë në vend të hapur të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të mos organizohen gara sportive dhe manifestime tjera kulturore në vende të hapura dhe të sigurohen kushte për aktivitet të rritur të shërbimeve për ndihmë të shpejtë mjekësore, vizitë shtëpiake dhe shërbim patronazh.

Qeveria është e obliguar t’u rekomandojë të gjitha organeve të drejtorisë shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale ta zvogëlojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të sigurojë kufizim të punëve të objekteve ndërtimore.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe shtëpitë shëndetësore t’u sigurojnë vendstrehim për akomodim të pastrehëve dhe të organizojnë vizita për mbështetje të personave të moshuar ose vetmuar.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale obligohet t’i zbatojnë masat e shënuara në planet afatshkurte ose masat afatshkurte të sjellura në këshillat e komunave.