Masa shtesë të Qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi

Sonte Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 17-të kushtuar situatës së përhapjes së KORONAVIRUSIT solli këto vendime:

Marketing

Sillen masa më të rrepta, për shkak të grumbullimeve të njerëzve nëpër kafene dhe restorane pas sjelljes së masës për ndalimin e procesit arsimor.

Orari i punës së RESTORANEVE, KAFENEVE dhe të gjitha lokaleve shërbyese do jet nga ora 07:00 deri ora 18:00

Përveç kufizimit të orarit të punës të njejtit do të punojnë me gjysëm kapacitet gjatë kohës që janë hapur me qëllim ruajtjen e distancës prej 2 metra nga vizitorët/klientët.
Ndalesë e të gjitha formave edhe për grumbullimet në objektet dhe sallat sportive.

Ndalohet hyrja në Republikën e Maqedonisë Veriore, e shtetasve të huaj nga shtetet me rrezikshmëri të lartë, përveç atyre që kanë që kanë lejeqëndrim të rregulluar të përkohshëm ose përhershëm.

Do të zbatohen dënime sipas nenit 205 dhe 206 për ata që i shkelin këshillat e dhëna nga ISHSSH dhe të njejtat të procesohen tek Prokuroria Publike e cila duhet të veprojë sipas juridiksionit të saj.

Nëse paraqiten grupe të reja udhëtarësh nga shtetet me rrezikshmëri të lartë në pikat kufitare, grupet të dërgohen në izolim në qendrat në Demir Kapi dhe Pepelishtë të cilat janë dedikuara për këto nevoja.

Marketing