Masa të përforcuara për mbrojtje nga koronavirusi në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Udhëtarët nga Milano dhe nga Venecia të cilët arrijnë në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit do të plotësojnë një pyetësor për koronavirusin, që është edhe një hap më lartë për ngritjen e nivelit të kontrollit pasi ka gjithnjë e më shumë të sëmurë në Evropë.Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje njoftoi se numri i të infektuarve në rajonin evropian është 3,365 pacientë dhe se vendet e reja në të cilat është përhapur virusi janë Andorra, Letonia dhe Portugalia.

Marketing

“Konfom asaj që gjithnjë e më shumë njerëz të infektuar ka në Evropë dhe në përputhje me masat më rigoroze të njoftuara nga autoritetet italiane për rajonin verior, ne kemi vendosur të bëjmë një hap tjetër drejt ngritjes së nivelit të kontrollit që do të thotë për udhëtarët në aeroplanin ‘Vizer’ nga Milano dhe Venecia në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit do të duhet të plotësojnë një lokator-kartë shëndetësore të dakorduar nga linja ajrore e cila do të lejojë një kontroll të mirë dhe ndjekje të udhëtarëve”, tha Filipçe.

Udhëtarët në pyetësor do të duhet të lënë detaje se në të cilën adresë qëndrojnë, në mënyrë që nëse pas një numri të caktuar ditësh lajmërohet ndonjë udhëtar me simptoma ta kenë më lehtë ta gjejnë.

Dje pasdite, nga Ministria e Shëndetësisë informuan se edhe një person në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile është testuar për koronavirus, por rezultati ka qenë negativ.

E vetmja paciente e cila është e hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive është mirë dhe gjendja e saj shëndetësore gjithnjë e më shumë është duke u përmirësuar.

Ministri bëri apel deri te qytetarët që t’i zbatojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi dhe nëse nuk është e nevojshme, të mos udhëtojnë në rajone të rrezikuara, ndërsa të gjithë që kthehen në vend të jenë të ndërgjegjshëm dhe t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje.

Marketing