Masakra në Reçak, si regjimi serb vrau 45 shqiptarë, drejtësia akoma larg

Më datë 15 janar 1999, regjimi serb vrau e masakroi 45 shqiptarë, e se mes tyre ishte edhe një grua. Të gjithë viktimat ishin civilë, të paarmatosur. Kanë kaluar 20 vjet nga kjo ngjarje, e cila u transmetua në bujë edhe në media ndërkombëtare, e se drejtësia mungon.

Marketing

Masakra e Reçakut ishte një tjetër shenjë e regjimit të Millosheviçit, se serbët nuk “ngopeshin” me gjak dhe ndaj më tej ndërhyri NATO, deri në bombardimet ndaj ish-Jugosllavisë në Beograd.

Lute Asllani, Banush Azemi, Ragip Bajrami, Halim Beqiri, Rizah Beqiri, Zenel Beqiri, Lutfi Bilalli, Ajet Emini, Bujar Hajrizi, Myfail Hajrizi, Skender Halili, Haqif Hysenaj, Hajriz Ibrahimi, Hakip Imeri, Murtez Imeri, Nazmi Imeri, Meh Ismajli, Muhamet Ismajli, Ahmet Jakupi, Eshref Jakupi, Hajriz Jakupi, Mehmet Jakupi, Xhelal Jakupi, Jashar Jashari, Raif Jashari, Shukri Jashari, Fatmir Limani, Nexhat Limani, Salif Limani, Bajram Mehmeti, Hanumshah Mehmeti, Arif Metushi, Haki Metushi, Ahmet Mustafa, Asllan Mustafa, Muhamet Mustafa, Sadik Osmani, Jashar Salihu, Shukri Salihu, Bajrush Shabani, Ahmet Smajlaj, Sheremet Syla, Shyqri Syla, Bajram Xheladini, Njazi Zymberi

Marketing