“Masakroi” luanin, Zlatan Ibrahimoviç nën kritika të forta në Suedi

Zlatan Ibrahimoviç është nën kritika të forta në vendlindjen e tij e jo vetëm pasi duket se ka kaluar limitin në aventurat e tij ku një prej te cilave është gjuetia.

Marketing

Sipas gazetës suedeze “Expresenn” bomberi i Milanit ka vrarë një luan në vitin 2011, gjuetia e së cilës është e ndaluar ne të gjithë botën, por jo në Afrikën e Jugut (sipas disa kritereve) dhe nuk është ndalur me kaq por e ka transportuar në Malmo.

Sipas detajeve të kësaj gazete, lojtari 39-vjeçar i cili duket se është i fiksuar pas Luanit, ku një të tillë e ka edhe tatuazh, ka transportuar lëkurën, kafkën dhe nofullat e kafshës në Suedi dhe ky zbulim ka ngjallur reagime të forta dhe kritika ndaj Zlatan.

Lojtari e ka mbajtur në habitatin e tij luanin për një vit e gjysmë, dhe në pas e ka lëshuar pikërisht për ta qëlluar në një ambient të mbyllur.

Kjo është pikërisht e ndaluar dhe në Suedi ka reagim të fortë ndaj trajtimit të kafshëve, ku nuk kursehet edhe nje lojtar kaq i famshëm si Ibrahimoviç.

Nga ana e këtij të fundit nuk ka ende asnjë reagim por kritikat e forta do të kenë shkuar në veshin e tij.

Marketing