Masat Anti-Kovid/ Maksuti: ARM, ofron ndihmë logjistike dhe mjekësore

Shpallja e gjendjes së krizës,  aktivizimi i pjesëtarëve të Armatës, policisë dhe ekipeve mjekësore ushtarake, janë më së të nevojshme në këto momente, thotë në “Intervistën e Javës” në TVM 2 ,drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njëherit zv/drejtori i Shtabit të Krizës Bekim Maksuti.

Marketing

Personeli mjekësor ushtarak i përbërë me rreth 30 persona janë shpërndarë nëpër spitale. Disa prej tyre në klinikat shetërore e disa në ato private, ndërsa rreth 300 ushtarë japin ndihmën e tyre logjistike dhe të sigurisë para objekteve shëndetësore. Deri më tani nuk janë evidentuar incidente para dyerve të spitaleve, thotë Maksuti.

“I gjithë personeli i cili është aktiv në Armatë, përveç shkollimeve në mjekësi dhe trajnimeve të ndryshme kanë edhe trajnime speciale dhe specifike që ndoshta asnjë kolegë të tjerë nuk i ka nëpër institucionet tjera, ndërsa këta i kanë varësisht nga detyrat, obligimet dhe angazhimet që vijnë. Nuk duhet haruar se kjo pandemi është e pa parashikueshme, diçka shumë e re për të gjithë ne” – tha Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.