Masat antiCOVID mbeten të njëjtat, lokalet do të punojnë deri në orën 21:00

Ministria e Shëndetësisë njofton se në takimin e sotëm, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka rekomanduar që të mbeten në fuqi masat e njëta për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit.

Marketing

Komisioni rekomandoi që të mos ndryshohet orari I punës I objekteve hotelerike dhe të njëjta të vazhdojnë të punojnë deri ora 21.00.

Puna në administratën shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat, konform parimit të procesit të punës, organizimi mbetet I njëjtë, të zhvillohet përmes ndërrimeve, online nga shtëpia ose në mënyrë të reduktuar me sistem rotacioni varësisht karakteristikave të procesit të punës së institucioneve.

Në këtë moment, sic thuhet në komunikatën e MSH-së, vetëm është stabilizuar situata shëndetësore me COVID-19, por nuk është zvogëluar dhe për këtë shkak, nuk është dhënë asnjë rekomandim për lehëtsimin e masave dhe rekomandimeve.

Qytetarët të vazhdojnë t`i respektojnë masat për mbrojtje, për shkak se po japin rezultate – thuhet në Komunikatën e MSH-së.