Masat e reja të Qeverisë, Ziberi: Ende nuk kanë ardhur në Kuvend

 Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Arben Ziberi, thotë se ende nuk janë njoftuar me masat që Qeveria kërkon të miratohen nga ana e deputetëve. Sapo masat të arrijnë në Kuvend do të vendosen për shqyrtim në rend dite në Komision, thotë Ziberi.
“Ne nuk kemi marrë ende propozim konkret me masat e reja të propozuara nga Qeveria, ose më saktë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, në momentin që do arrijnë në Kuvendin e RMV-së si kryetar i Komisionit për Shëndetësi do të konvokojë mbledhjen e Komisionit dhe do diskutojmë masat e propozuara nga KSN ose Ministra e Shëndetësisë, e do të dalim me njoftim për opinionin se çfarë është vendosur në Komisionin për Shëndetësi. Në momentin që do të mbërrijnë, ne do t’i shqyrtojmë ato.”,- u shpreh kryetari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Arben Zyberi.
Pakoja e parë e masave anti Kovid parasheh mbajtjen e detyrueshme e maskave, kufizimi i grumbullimeve pas orës 22 në ambiente të hapura dhe ndalesa e ahengjeve familjare.
Marketing