Masat ekonomike, LSDM: 355 mln euro për 720 mijë shfrytëzues

LSDM ka prezentuar paketën e tretë të masave ekonomike, me vlerë 355 milion euro, të destinuara për 730,000 përdorues.

Marketing

Përfituesit e kartelave pagesore vendore, janë të gjithë personat e papunë, grupet e cenueshme shoqërore, familje me të ardhura të ulëta, të rinjtw dhe punonjësit shëndetësore.

Qytetarët që plotësojnë kushtet për të qenë përdorues të kartelës pagesore vendore, nuk kanë nevojë të aplikojnë, por do ta marrin kartën në shtëpi ose drejtpërdrejt nga banka e tyre.

“Kartela pagesore ‘Unë blej brenda vendit’ prej 9,000 denarë , destinuar për blerjen e produkteve vendore, do të marrin mbi 100,000 qytetarë, pra të gjithë personat e papunë, të cilët kanë të ardhura mujore nën 15,000 denarë, si dhe marrësit e ndihmës minimale të garantuar. Të gjithë qytetarët me të ardhura më të ulta se 15 mijë denarë në muaj dhe nuk kanë të ardhura të tjera, përfitojnë kupon për turizëm vendore prej 6,000 denarë dhe kartelë pagesore vendore prej 3,000 denarë… Të rinjtë e shkollave të mesme dhe universiteteve shtetërore, do të marrin 6,000 denarë për të mbuluar tarifat e shkollimit për Universitetin dhe akomodimin në konvikte gjithashtu edhe 50 euro përmes kartelës pagesore vendore. ..Punonjësit shëndetësorë që janë në vijën e parë në luftës kundër virusit korona, përfitojnë 40% të pagës bazë neto” – tha Kryetari i Komisionit Ekonomik –LSDM, Kiril Kolemishevski.

Gjithashtu ndihmë ndahet edhe për 10,000 të rinj deri në moshën 29 vjeç, për trajnime, kurse për aftësi informatike dhe dixhitale , si dhe për ata do të ndjekin shkollat për aftësi dixhitale dhe IT të cilat u sigurojnë punësim të shpejtë në tregun e ri të punës.

Marketing