Masat reciproke, delegacioni qeveritar nesër në Prishtinë

Delegacioni qeveritar të martën do të udhëtojë për në Prishtinë, për të zhvilluar takim me autoritetet e atjeshme, lidhur me vendimin e fundit për masat e reciprocitetit për mjaltin dhe patatet e Maqedonisë së Veriut. Ato do të tentojnë të bindin kosovarët që t’i heqin kundër masat e tyre ndaj vendit tone sa më parë.

Marketing

Ashtu siç paralajmëruan gjatë ditës së sotme u zhvillua takim mes ministrit të Ekonomisë, atij të Bujqësisë, drejtorin e Doganave dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, mirëpo nuk u dha asnjë detaj se çfarë u bisedua brenda dyerve të mbyllura.

Gjatë një deklarate për media drejtori i Agjencisë për ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov, tha se prodhimet e Maqedonisë së Veriut i kënaqin standardet botërore dhe nuk ka bazë që autoritetet kosovare ta ndalojnë importin e patateve dhe mjaltit.

“Ne do të kërkojmë nga autoritetet kosovare gjatë ditës së nesërme që me argumente të na sqarojnë se në bazë të cilave standarde ndërkombëtare e kanë vendosur ndalesën. Ka disa rrëgulla dnërkombëtare, në bazë të së cilës ne të gjithë funksionojmë. Nuk mban deklarata e Kosovës se me marrëveshjen CEFTA ose sipas standardeve tjera ndërkombëtare mund të na vendosin ndalesë”, deklaroi Zoran Atanasov, Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe Veterinari.

Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski u shpreh se masa e vendit tonë ndaj peshkut të gjallë që importohet nga Kosova, është në përputhje me rregulloret e BE-së.

“Masa është vendosur në përputhje me rregulloret e BE-së për importin e këtyre produkteve dhe në përputhje me Marrëveshjen për masa sanitare dhe fitosanitare të STO-së, ku Maqedonia e Veriut është anëtare që nga viti 2003. Vendosja e masave reciproke nga ana e Kosovës për ndalim të importit të disa produkteve, në kushte kur Maqedonia drejton dhe respekton rregulla dhe rregullore, bëhet fjalë për një vendim populist i sjellur si rezultat i mërisë dhe pengesës së marrëdhënieve të mira ekonomike pa bazë”, deklaroi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Importi i mjaltit në Kosovë për vitin 2018 është në vlerë prej mbi 450.000 dollarëve amerikan, derisa për 5 muajt e parë të 2019-tës është mbi 200.000 dollarë. Nga vendi për në Kosovë, në vit importohen nga 40 deri në 1000 ton patate.

Marketing