Masat sjellin sinjalet e para pozitive, por Italia zgjat afatin e izlolimit

Masat e izoluese për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Itali janë zgjatur deri në 13 prill, tha ministri i shëndetësisë Roberto Speranza.

Marketing

Ne nuk duhet të ngatërrojmë sinjalet e para pozitive me një sinjal ‘çdo gjë në rregull’. Të dhënat tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur dhe se vendimet drastike po japin fryte” i tha ai dhomës së lartë të Senatit të mërkurën.

Megjithëse të dhënat kanë treguar që numri i përgjithshëm i rasteve në vend po ngadalësohet – 4,053 infeksione të reja u rapotuan të martën – numri i vdekjeve mbetet mbi 800 në ditë.

Italia u bë vendi i parë perëndimor që vendosi të gjithës territorin e saj në karantinë në 9 Mars.

Speranza shtoi se “beteja (kundër virusit) është ende shumë e gjatë”.

Marketing