Masat të reja në Shqipëri: Nga e hëna vetëm një person nga familja mund të dalë

Kryeministri Edi Rama paralajmëron shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Marketing

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë se nga e hëna vetëm një personi nga familja do t’i lejohet dalja nga shtëpia për të bërë furnizimet e nevojshme me ushqime dhe kjo do të bëhet duke u regjistruar në një aplikacion që do të prezantohet.

Më tej Edi Rama shton se orari i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 05:00 deri në 13:00.

“Gati aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar! Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur! Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes”, shkruan kryeministri në Facebook.

Marketing