Masat:Mbyllen disa shërbime në sportele,administrata të punojë nga shtëpia

Qeveria shqiptare i ka shtuar masat në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Kryeministri Rama ka bërë me dije se duke nisur nga dita e nesërme, të gjithë punonjësit që mund të kryejnë nga shtëpia punët e tyre, nuk do të paraqiten në zyrë.

Marketing

“Nga nesër do të çojmë në shtëpi atë pjesë të administratës që mund të punojnë nga shtëpia. Nuk do të ketë shërbime në sportele. Nuk do të ketë më shërbime në sportele për të gjitha aplikimet online.

Njëkohësisht Kryeministri ka bërë me dije, se edhe për trajtimet në spitale do të ketë masa paraprake duke u dhënë prioritet vetëm shërbimeve emergjente.

Marketing