Masë e re e Qeverisë për rikualifikimin e të papunëve sipas nevojave të kompanive

Masa e re “Mundësi për të gjithë” e cila përfshin rikualifikimin e personave të papunë në pajtim me nevojat e ekonomisë propozuan sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.

Marketing

Masa, e cila duhet të jetë pjesë nga Plani veprues për punësim për vitin 2019 të Qeverisë, u sqarua në sesionin informativ në të cilën morën pjesë edhe njerëzit e parë të odave ekonomike, asociacioneve të biznesit dhe organizata të tjera.

Zëvendëskryeministri Koço Angjushev sqaroi se ideja është të tejkalohet një prej problemeve më të mëdha që i kanë pronarët me mungesë e kuadrove, ndërsa nga ana tjetër t’u ndihmohet personave të papunë me atë që do t’u ofrohet rikualifkim gjashtëmujor i cili do të mbështet nga shteti.

Angjushev tha se është nevojshme të përshtatet arsimi me nevojat e ekonomisë dhe potencoi se në komuna të caktuara në Maqedoni ka disproporcion në arsimin e të papunë me nevojat e kompanive.

Propozimi është në nivel të komunave të bëhen analiza për arsimin e të papunëve, ndërsa kompanitë të nominojnë vende pune.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska tha se ideja është përmes dialogut me komunitetin e biznesit të krijohen masa adekuate me të cilat do të balancohet oferta dhe kërkesa e tregut të punës.

Luiza Vinton, përfaqësuesja e përhershme e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), potencoi se UNDP, përmes projekteve të saj me partnerët nacionalë, u fokusua si më shpejtë dhe më efikas të plotësohet mungesa nga fuqia kualifikuese punëtore.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike dhe biznesmenët e përshëndetën propozimin e Qeverisë duke theksuar se ndoshta nuk duhet të pritet deri në vitin 2019 por se me rikualifikim të kuadrove duhet të fillojë menjëherë.

Branko Azeski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë vlerëson se deri para një viti problemi më i madh i biznesmenëve ka qenë pagesa e ndërmarrjeve publike, tani ato më shumë ankohen me mungesë të kuadrove. Problemi me papunësinë dhe mungesën e kuadrove, sipas tij, duhet të zgjidhet me masa të kombinuara. Vazhdoi koncepti i kësaj mase të jetë në afat të shkurtër dhe të gjatë.

Edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Nebi Hoxha tha se kjo është masë përkatëse posaçërisht tani kur shumë pronarë ankohen me mungesë të fuqisë punëtore. Disa biznesmenë mendojnë edhe për importimin e punëtorëve nga ana e tregjeve të huaja, ndërsa pika më e dhimbshme, sipas tij, është ndërtimtaria. Nga ana tjetër, thotë ai, shumë punëtorë e braktisin shtetin.

Zëvendëskryeministri theksoi se nevojitet ngritja e standardit të qytetarëve që do thotë, mes tjerash, edhe paga më të larta. Megjithatë, sipas tij, mënyra e vetme e shtetit të industrializohet dhe të investohet në teknologji dhe njohuri.

Marketing